Reagimi i Elseid Hysajt pasi gabohet himni i Shqipërisë

21:14 | 7 Shtator 2019

Organizatorët e ndeshjes Francë – Shqipëri kanë gabuar himnin e Shqipërisë në ndeshjen e sotme (e shtunë) në Stade de France.

Takimi i shumëpritur për tifozët është dashur të shtyhet për disa minuta si pasojë e një lëshimi vërtetë katastrofal nga organizatorët e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht se janë përballur disa herë mes vete, organizatorët e ndeshjes në Francë lëshuan gabimisht himnin e Armenisë.


Lexo edhe: Shqipëria pëson gol pas vetëm gjashtë minutave kundër Francës


Ashtu siç mund të shihni më poshtë, Elseid Hysaj reagoi me shpejtësi me të dëgjuar pjesën e parë të himnit.

Ylli në mbrojtje i Napolit dukej qartë se ishte i inatosur dhe kërkonte reagim të menjëhershëm nga bordi.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/


Shikoni më poshtë momentin befasues:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara