RB Leipzig do t’i aktivizojë klauzolat për blerjet e dy huazimeve të suksesshme

10:04 | 28 Mars 2020

Red Bull Leipzig është një nga skuadrat e para çerekfinaliste këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane arriti ta dominojë në dy ndeshje Tottenham Hotspur dhe i eliminoi finalistët e edicionit të kaluar me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy ndeshjeve.

Lepzig po vazhdon të luftojë për titullin e parë të kampionit edhe në Bundesliga, derisa tani kanë filluar planet për edicionin e ri.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit, Markus Krosche që ka konfirmuar se klubi do t’i aktivizojë klauzolat për blerjen e dy lojtarëve që i kanë si huazim në radhët e veta.

Sulmuesi çek Patrik Schick si dhe mbrojtësi spanjoll Angelino do të vazhdojnë edhe më tej të mbetën pjesë e Leipzig, me klubin gjerman që ka kohë t’i aktivizojë klauzolat për blerjen e tyre deri më 15 qershor.

Për reprezentuesin e Çekisë, Leipzig do t’i paguajë Romës 29 milionë euro për blerjen përfundimtare, ndërsa për Angelinon klubi do të paguajë 30 milionë euro të tjera.

Krosche ka thënë se dy lojtarët kanë të ardhme të ndritur dhe kjo është arsyeja që Leipzig do t’i aktivizojë klauzolat për blerjen përfundimtare të tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara