Rashica mungon kundër Republikës Çeke dhe Anglisë?

13:21 | 22 Gusht 2019

Milot Rashica ka pësuar një lëndim me të nisur stinori i ri në Bundesliga.

Reprezentuesi i Kosovës u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 64 minutave lojë në takimin e xhiros së parë te Werder Bremeni kundër Dusseldorf si pasojë e lëndimit, shkruan portali arbresh.info.

Deri tani qëndrimi i tij jashtë fushe nuk ka qenë i njohur, por trajneri i skuadrës gjermane ka bërë të ditur se 23-vjeçari me gjasë do t’i mungojë atyre deri pas pushimeve ndërkombëtare.

“Nuk është aq keq siç ka mundur të jetë. Ne shpresojmë se ai do të rikthehet pas pushimeve ndërkombëtare”, ka thënë së fundmi trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt.

Bazuar në këtë deklaratë nga 36-vjeri për uebfaqen zyrtare të klubit, Rashica nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” në shtator të kombëtares sonë.

Kosova luan më 7 shtator kundër Republikës Çeke në “Fadil Vokrri” para ndeshjes tjetër tri ditë më vonë si mysafirë kundër Anglisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara