Rashani shënon gol spektakolar dhe e ngjit në vendin e parë skuadrën e tij ODD

21:17 | 16 Maj 2019

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij ODD.

Odd ishte nikoqir i Ranheim dhe ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani në minutën e 78-të.

26-vjeçari realizoi një gol spektakolar nga distanca për ta ngritur gjithë publikun në këmbë.

Për Rashanin ky ishte goli i dytë këtë kampionat derisa ka bërë edhe tre asistime.

Falë kësaj fitore, Odd tani zë pozitën e parë në tabelë me 19 pikë sa ka edhe Molde.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara