Ramsey: Nuk jam i lumtur me pozitën në Arsenal

12:03 | 23 Maj 2015

Aaron Ramsey ka shprehur pakënaqësi në lidhje me detyrimin për të luajtur si anësor nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Ylli i Uellsit është i dëshpëruar me pozitën e tij në krahun e djathtë që ka luajtur gjatë gjithë sezonit. “Nuk e fsheh, dua të jem në qendër”, ka thënë ai për ‘Daily Mail’, transmeton arbresh.info. “Kam biseduar me trajnerin për këtë. Unë kam shfaqur se çfarë jam në gjendje të bëjë në qendër në Manchester United”.

“Menaxheri ka thënë që unë duhet të luajë në krahun e djathtë , dhe do e bëjë për të, por kam dëshirë të luajë në qendër”, ka shtuar Ramsey. 24-vjeçari shpreson të kthehet në pozitën qendrore tek Topçinjtë por derisa Wenger është aty atëherë pozita nuk mendohet se do i ndryshojë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara