Ramsey e pranon: Lojtarët janë duke u kënaqur më shumë nën urdhrat e Pirlo-s

19:51 | 24 Shtator 2020

Mesfushori Aaron Ramsey, ka pranuar se lojtarët janë duke u kënaqur më shumë duke u stërvitur nën udhrat e Andrea Pirlo-s.

“Zonja e Vjetër” nisi sezonin në mënyrën më të mirë fuke fituar me rezultat 3 – 0 kundër Sampdoria-s, transmeton portali arbresh.info.

Uellsiani ka zbuluar se lojtarët janë duke u kënaqur, por duhet ende të përmirësohen.

“Kemi trajner të ri, staf të ri, ide të reja dhe lojtarë janë të përfshirë. Mendoj se jemi duke u kënaqur më shumë se vitin e kaluar”.

“Stërvitjet janë të vështira, por ka kohë për gjithçka. Kemi nisur mirë, por duhet përmirësuar”.

“Në skuadër ka lojtarë të mirë, mund të luajmë të gjithë dhe t’i ndihmojë skuadrën që të arrijmë qëllimin. Jam i lumtur të luaj së bashku me këta top sulmues”, deklaroi ai.

Juventus-i synon që këtë edicion të fitojë Seria A për herën e 10-të radhazi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara