Ramos rikthehet në stërvitje, i gatshëm për “El Clasico”

17:10 | 22 Tetor 2020

Kapiteni i Real Madrid-it, Sergio Ramos është rikthyer në stërvitje para sfidës ndaj Barcelonës.

Qendërmbrojtësi pësoi lëndim ndaj Cadiz-it dhe mungoi dje në humbjen turpëruese ndaj Shakhtar Donetsk-i në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Zidane është i sigurt që spanjolli do jetë i gatshëm të përballet me Barcelonën, derisa është rikthyer në stërvitje me skuadrën.

Sidoqoftë, lojtari ndoshta nuk do jetë 100% i gatshëm, mirëpo pritet të jetë nga minuta e parë.

Kujtojmë, se “El Clasico” zhvillohet në “Camp Nou” këtë të shtunë në ora 16:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara