Rahoveci mposhti Prishtinën

21:34 | 29 Shtator 2019

Kampioni i Kosovës në basketboll Prishtina e ka nisur me humbje edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Në derbin e zhvilluar në ‘Mizair Isma’, Prishtina është mposhtur nga Rahoveci.

Rahoveci e cila pësoi humbje nga Prishtina në Superkupën e Kosovës, e mposhti këtë të fundit me rezultat 74:61.

Me fitoren e sotme, Rahoveci ka arkëtuar dy pikë.

Ndërkaq, Prishtina e nis edicionin e ri me vetëm një pikë.

Java 1

Bashkimi-Lipjani 107:57
Golden Eagle Ylli-Feronikeli 103:90
Ponte Prizreni-Peja 70:78
Rahoveci-Sigal Prishtina 74:61
Trepça pushoi.

Tabela

  1. Bashkimi 1 1 0 2
    2. Golden Eagle Ylli 1 1 0 2
    3. Rahoveci 1 1 0 2
    4. Peja 1 1 0 2
    5. Ponte Prizreni 1 0 1 1
    6. Sigal Prishtina 1 0 1 1
    7. Feronikeli 1 0 1 1
    8. Lipjani 1 0 1 1
    9. Trepça 0 0 0 0

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara