Putin: Një krizë e tillë nuk ka ekzistuar që nga Depresioni i Madh

20:56 | 21 Nëntor 2020

Epidemia e koronavirusit të ri, bllokimi global dhe ngrirja e aktiviteteve ekonomike kanë nisur një krizë ekonomike sistemike që bota bashkëkohore nuk e ka njohur që nga Depresioni i Madh, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë samitit virtual të G20-s.

“Pavarësisht nga disa shenja pozitive, rreziku kryesor është ende e ashtuquajtura papunësi e ndenjur masive, me rritje pasuese të varfërisë dhe problemeve sociale”, shtoi ai.

“Roli i G20-s këtu është ta shmangë këtë”, theksoi Putin, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara