Pukki barazon një rekord golash në Premierë Ligë

14:47 | 24 Gusht 2019

Sulmuesi i Norwich City, Teemu Pukki ka barazuar një rekord golash në Premierë Ligë me të shënuar golin e tij të pestë këtë sezon kundër Chelseas pasditen e sotme (e shtunë).

Sulmuesi finlandez ka nisur në formë të shkëlqyer edicionin e rij duke shënuar një gol në disfatën kundër Liverpoolit para hat-trick’ut kundër Newcastle United në fitoren e parë në shtëpi të Norwich pas rikthimit në kampionatin kryesor, transmeton portali arbresh.info.

Goli i shënuar nga Pukki kundër Chelseas në “Carrow Road” këtë pasdite ka bërë që sulmuesi të jetë tani lojtari i dytë që ka shënuar pesë gola brenda tri ndeshjeve të para në Premierë Ligë – rekord që është mbajtur më parë nga Pavel Pogrebnyak.

Golashënuesi më i mirë në ligë, i cili i ndihmoi sezonin e kaluar klubit në Championship, është bërë gjithashtu lojtari i dhjetë që ka shënuar në secilën nga tri ndeshjet e para të edicionit të ri.

Goli nga Pukki barazoi për 2 me 2 rezultatin kundër Chelseas që shënoi me anë të Tammy Abraham dhe Mason Mount./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara