Publikohen online ndeshjet e xhiros së parë të Premierë Ligës

08:51 | 12 Qershor 2019

Java e parë e Premierë Ligës raportohet të jetë publikuar online.

Duket se sezoni i ri do të fillojë mes finalistit të Ligës së Kampionëve – Tottenhamit dhe skuadrës së re të promovuar në ligë – Norwichit, transmeton portali arbresh.info.

Një foto e ngarkuar në rrjete sociale pretendon se djelmoshat e Mauricio Pochettinos do të luajnë ndaj “Canaries” duke filluar nga ora 13:30 të shtunën më 10 gusht.

Ndeshja është “konfirmuar” se do të shfaqet në Sky Sports para takimeve të tjera që fillojnë në të njëjtën ditë në ora 15:00.

Bournemouthi luan si nikoqir ndaj Sheffield United, Crystal Palace kundër Arsenalit,  Evertoni ndaj Newcastles, Southamptoni kundër Chelseas, Watfordit kundër West Hamit dhe Burnly ndaj Liverpoolit.

Të dielën më 11 gusht, Aston Villa ndaj Leicester Cityt, Manchester United kundër Brightonit dhe një ditë më vonë Wolwes ndaj kampionit – Manchester Cityt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara