PSG sytë kah mesfushori i Atletico-s

14:04 | 30 Mars 2020

PSG është duke shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Javier Serrano.

Talenti 17-vjeçari cilësohet si një ndër lojtarët që do të shkëlqejë në të ardhmen e afërt, transmeton portali arbresh.info.

Serrano ka kontratë me “Los Rijoblancos” deri në vitin 2022, por gjithashtu ka klauzolën e lirimit për 26 milionë euro.

Thuhet se PSG është kënaqur me kualitetin e lojtarit, andaj verës planifikon ta sjellë në “Parkun e Princave”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara