PSG rivalizon Liverpoolin për Thiagon

17:00 | 1 Gusht 2020

Gjiganti francez pritet që të paguajë çmimin që kërkon Bayerni për mesfushorin.

Paris Saint-Germain janë gati ta transferojnë thiafo Alcantara nga Bayern Munich, shkruan sot Le 10 Sport.

Kampionët e Bundesligës kanë konfirmuar që mesfushori spanjoll mund të largohet pasi që ai ka refuzuar zgjatjen e kontratës, por ata po kërkojnë 30 milionë euro për të.

PSG duket se ka kaq para për të dhënë për të dhe pritet që ta sjell atë në kryeqytetin francez.

Për shërbimet e Thiagos të interesuar janë paraqitur edhe Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara