PSG nis sezonin me fitore, Neymar shijon gjithçka nga tribuna (VIDEO)

19:42 | 5 Gusht 2017

Paris Saint Germain ka mposhtur 2 me 0 Amiens në ndeshjen e tyre të parë në ligë për këtë sezon, por Neymar nuk ishte në fushë.

Lojtari më i shtrenjtë në botë ka shikuar ndeshjen nga tribunat sepse certifikata e tij ndërkombëtare e transferimit nuk ishte dorëzuar në kohë në mënyrë që ai të jetë pjesë e kësaj ndeshje, transmeton portali arbresh.info.

PSG, gjashtë herë kampion i Francës, përfundoi pas Monacos edicionin e kaluar por nisi sezonin me fitoren kundër Amiens pas golit të epërsisë nga reprezentuesi uruguaian Edinson Cavani dhe atë më vonë nga Javier Pastore.

Cavani dërgoi në epërsi parisienët për 1 me 0 në minutën e 42′ pas asistimit nga ish ylli i Juventusit se Barcelonës, Dani Alves.

Sulmuesi asistoi gjithashtu në golin e dytë të ndeshjes të realizuar gjatë pjesës së dytë nga Javier Pastore (80′)./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara