PSG mposhtë Nantes, Neymar rigjen rrugën drejt golit

23:01 | 4 Dhjetor 2019

PSG ka arritur të mposhtë Nantes me rezultat 2 – 0.

E tërë ndeshja ishte e dominuar nga vendasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e parë Neymar arriti të shënoi, por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Kylian Mbappe që shënoi në minutën e 52-të, derisa në minutën e 85-të Neymar shënoi nga pika e bardhë.

PSG vazhdon të jetë lider në Ligue 1 me 36 pikë, pesë më shumë se Marsielle në vendin e dytë, ndërsa Nantes renditët në vendin e nëntë me 23 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara