PSG mbështet Neymar-in: Presim Komisionin Disiplinor të hetojë dhe konsistojë faktet

19:48 | 14 Shtator 2020

PSG ka mbështetur yllin e skuadrës, Neymar i cili pretendon se Alvaro Gonzalez, në derbin e djeshëm i ka bërë thirrje raciste.

Braziliani e goditi lojtarin kundërshtarin pas kësaj zënke dhe pas rishikimit të VAR u ndëshkua me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.

PSG-ja përmes një komunikate ka njoftuar se mbështet Neymar-in sepse duhet luftuar racizmi sa më shumë.

“PSG mbështet me fuqi Neymar Jr, i cili ishte nënshtruar racizmit nga lojtari kundërshtar”.

“Klubi riteston se nuk ka vend për racizëm në shoqëri, futboll ose në jetë. Për më shumë se 15 vite jemi duke luftuar me të gjitha diskriminimet”.

“Paris Saint-Germain pret Komisionin Disiplinor të LFP për të hetuar dhe konstatuar faktet dhe klubi është në dispozicion të LFP për çdo ndihmë të kërkuar”, ka shkruar klubi në Twitter.

Nga ana tjetër, lojtari ka mohuar se ka përdorur fjalë raciste, duke theksuar se Neymar nuk ka mundur ta pranojë humbjen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara