PSG-ja për tre minuta përmbys Atalanta-n dhe kualifikohet në gjysmëfinale

23:00 | 12 Gusht 2020

PSG-ja ka triumfuar me përmbysje kundër Atalanta-s 2 – 1, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Parisienët” dukshëm ishin më të mirë nga minuta e parë, me Neymar i cili shkëlqeu, shkruan portali arbresh.info.

Mario Pulusic në minutën e 26-të shënoi gol të bukur, duke zhbllokuar shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Golin skuadra franceze nuk arriti ta gjejë deri në minutën e 90-të, dhe ishte Marquinhos që pas pasimit të Neymar u gjend para golit dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.

Derisa pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, një aksion i bukur nga PSG, bëri që Mbappe të asistojë për Choupo-Moting i cili përmbysi shifrat pas tre minutave.

PSG me këtë fitore siguron gjysmëfinalen, aty ku do përballet me fituesin e takimit RB Leipzig – Atletico Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara