PSG-ja mendon për Reusin dhe De Bruynen

12:48 | 31 Mars 2015

Paris Saint-Germain  po interesohet për dy lojtarë që luajnë në Bundesliga.

Ylli i Borussia Dortmundit, Maco Reus dhe ai i Wolfsburg, Kevin De Bruyne janë dëshirat e skuadrës franceze.

Mirëpo, për të arritur deri të transferimi i këtyre futbollistëve nuk do të jetë aspak lehtë  sepse ata po kërkohen edhe nga Bayern Munchen dhe Manchester City.

PSG-ja e cila është e njohur për transferime të mëdha nëse dështon të transferojë këta futbollist, atëherë do të tentoj transferimin e futbollistit të Armenisë, Henrikh Mkhitarian.

Edhe ky i fundit luan në Bundesliga tek Borussia Dortmund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara