PSG identifikon tre kandidatë për të zëvendësuar Ibran

13:18 | 13 Maj 2016

Paris Saint Germain është duke kërkuar nënshkrimin me Eden Hazard, Alexis Sanchez apo Antonio Griezmann për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin.

Ylli suedez ka njoftuar që ai do të largohet nga Parc des Princes kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, shkruan portali arbresh.info.

PSG dëshiron të zëvendësojë atë me një lojtarë tjetër të profilit të lartë, dhe gazeta franceze L’Equipe pretendon që Laurent Blanc ka identifikuar tre kandidatët. Ylli i Chelseat – Eden Hazard, sulmuesi i Arsenalit – Alexis Sanchez dhe ai i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, janë tre lojtarët që Blanc thuhet se ka përzgjedhur për zëvendësim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara