PSG i bashkohet garës për Aubameyang

20:44 | 21 Maj 2020

PSG është skuadra e fundit e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang.

Gabonezit i kanë mbetur vetëm 13 vite kontratë në “Emirates” dhe pritet të shitet në verë, pasi Arsenal nuk do e lejojë të largohet si lojtar i lirë, transmeton portali arbresh.info.

Chelsea, Inter dhe Real Madrid janë skuadrat e interesuara për Aubameyang, por sipas Le 10 Sport edhe PSG i është bashkuar garës.

“Topçinjtë” muajin e kaluar kërkonin 50 milionë euro për Aubameyang, mirëpo çmimin e kanë zvogëluar në 30 milionë euro.

“Parisienët” janë të gatshëm ta lejojnë Mauro Icardi-n të rikthehet në Inter, nëse Aubameyang pranon të transferohet në “Parkun e Princave”.

Aubameyang iu bashkua Arsenal-it nga Dortmund para dy viteve dhe ka arritur të shënojë 61 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara