Pse Sneijder nuk e fitoi Topin e Artë në vitin 2010?

10:16 | 23 Maj 2020

Për Jose Mourinhon është ende e paqartë se si Wesley Sneijder nuk fitoi Topin e Artë në vitin 2010.

Mesfushori holandez ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit, me të cilin ekipin fitoi tre tituj atë vit, ndërsa me Kombëtaren e Holandës kishte arritur deri në finale të Kupës së Botës, ku mu mundën 1:0 nga Spanja.

“Është e çuditshme për mua që Samuel Eto’o nuk e fitoi Topin e Artë gjatë karrierës së tij”, ka deklaruar fillimisht Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Wes pati një sezon të jashtëzakonshëm, fitoi tripletën dhe ishte në finale të Kupës së Botës atë vit”.

“Ne arritëm në ceremoni dhe askush nga djemtë e mi nuk ishin në tre vendet e para”.

Atë vit Lionel Messi fitoi Topin e Artë, duke lënë pas Xavi Hernandez dhe Andres Iniestan. Wesley Sneijder përfundoi vetëm në vendin e katërt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara