Pse Henderson kishte çorape të ndryshme nga lojtarët e tjerë të Liverpoolit në ndeshjen ndaj Chelseat

21:40 | 22 Shtator 2019

Tifozët kanë arritur të vërejnë se çorapet e Jordan Hendersonit nga pjesa tjetër e lojtarëve të Liverpoolit në përballjen ndaj Chelseat ishin më ndryshe.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të lojtarëve të The Reds kishin çorape të kuqe, mirëpo kapiteni i tyre mbante ato gjysmë të bardha.

Çorapet zyrtare të Liverpoolit në këtë sezon janë të kuqe në të bardhë, mirëpo kur luajnë me kundërshtar si sonte ndaj Chelseat – ata i veshin të gjitha në të kuqe.

Për disa arsye ende të panjohura, Henderson ka vendosur t’i pres ato paksa dhe të bëjë vrima në to.

Ndoshta mesfushori anglez ka harruar se në çfarë ngjyre do t’i bartin ato në përballjen ndaj The Blues që e fituan 1-2 në Stamford Bridge.

Tashmë është bërë e njohur për lojtarët që të bëjnë dizajnë të ndryshme të çorapëve, derisa Kyle Walker i Manchester City dëshiron që çorapet e tij të kenë vrima deri tek gjuri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara