Pse erdhe te Kosova? Kështu përgjigjet Edon Zhegrova

09:51 | 21 Tetor 2019

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova është shprehur se arsyeja pse ka vendosru të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, është sepse i ka dhënë gjithçka.

Reprezentuesi i Kosovës në rrjetin social Instagram është pyetur se pse ka vendosur të luajë për Kosovën. Zhegrova është përgjigjur: “Unë e dua shtetin tim dhe jam mirënjohës për atë çka ka bërë për mua”.

Zhegrova është një ndër futbollistët më të talentuar në futbollin shqiptar, por që ende nuk ka arritur të mbushë potencialin e tij.

Ish kryetari legjendar i FFKsë, Fadil Vokrri, tashmë i ndjerë kishte deklaruar se Zhegrova kishte vendosur për Kosovën brenda 30 sekondave.

Ish talenti i Prishtinës karrierën është duke e vazhduar në kampionatin zviceran te skuadra e Baselit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara