Progni dhe Hajdari vazhdojnë kontratat me Gjilanin

18:04 | 5 Gusht 2020

FC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Gerhard Prognin dhe Fiton Hajdarin, për vazhdimin e kontratës.

Progni ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa Hajdari, ka nënshkruar për dy vite.

KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin Gerhard Progni edhe për një vit, si dhe me futbollistin Fiton Hajdari edhe për dy vite.

SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Busiç dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër.

Duke qenë sulmi i ekipit ishte më efikasi në gjithë Superligën e Kosovës në edicionin e fundit me 61 gola, drejtuesit e klubit janë angazhuar për t’i siguruar gjithë futbollistët e këtij reparti edhe për edicionet e radhës.

Lajmet më të lexuara