Probleme për Napoli-n, pas Manolas edhe Fabian Ruiz lëndohet në stërvitje

16:24 | 19 Maj 2020

Mesfushori i Napoli-t, Fabian Ruiz është lënduar dje gjatë stërvitjeve.

Sipas Gazzetta dello Sport, spanjolli ka pësuar problem mjekësor dhe situata do kuptohet në ditët e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Një lëndim të tillë e ka pësuar edhe Kostas Manolas më herët dhe nuk dihet se sa do të mungojë.

Skuadra e Napoli-t ka vazhduar me stërvitjet duke bërë vetëm pasime mes bashkëlojtarëve.

Kujtojmë se më 15 qershor pritet që të rifillojë Seria A dhe nuk dihet nëse Ruiz dhe Manolas do jenë të gatshëm për të luajtur./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara