Prishtina zyrtarish konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Dallku-n

11:17 | 16 Shtator 2020

FC Prishtina zyrtarisht ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së trajnerit Armend Dallku.

Thuhet se arsyet që dërguan deri në këtë pikë, ishin që Dallku nuk kishte pranuar ta premtonte titullin, kurse kishte kërkuar edhe dy transferime, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, sot (e mërkurë), Prishtina përmes një postimi ka konfirmuar që kanë ndërprerë kontratën, ndërsa e ka falënderuar për gjithçka.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun

Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me DallkunKlubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierësPrishtina ka shkëputur…

Publiée par FC Prishtina sur Mercredi 16 septembre 2020

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës”, ka shkruar Prishtina në Facebook.

Pasuesi i Dallku-t do jetë Zekerije Ramadani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara