Prishtina sqaron pse do të testohet skuadra për Covid-19

09:16 | 5 Gusht 2020

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina, ka bërë të ditur se skuadra do të testohet me Covid-19 për shkak të fillimit të përgatitjeve për garat evropiane e jo pse dyshohet se skuadra ka pësuar infektim me koronavirus.

Prishtina e fitoi mundësinë të luajë në kualifikime për Ligën e Evropës duke e fituar Kupën e Kosovës kundër Ballkanit me rezultat 1:0. Në ceremoninë e ndarjes së trofeun mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i cili këtë javë bëri të ditur se është i infektuar.

Kjo bëri që të dalin raportime se skuadra e Prishtinës do të testohet për Covid-19 pasi që dyshon se skuadra është infektuar pas kontaktit me kryeministrin Hoti, gjë të cilën klubi kryeqytetas e ka mohuar.

“Duam të sqarojmë opinionin që FC Prishtina do të testohet me kërkesën e saj për shkak fillimit të përgatitjeve. Ky është testimi i dytë që skuadra bënë gjatë pandemisë, ndërsa do ta bëjë edhe një tjetër me gjasë para ndeshjes kualifikuese në Evropa Ligë”, thuhet në njoftimin e bardhekaltërve.

“Çdo gjë tjetër që mund të lexoni është spekulim i pastër. Nuk ka skuadër a klub vendor që nuk ka dyshuar për ndonjë të infektuar dhe gjithmonë me test apo pa test ata futbollistë iu janë shmangur seancave stërvitore dhe në kohë të caktuar janë vetëizoluar”. /Gazeta Express/

SqarimDuam të sqarojmë opinionin që FC Prishtina do të testohet me kërkesën e saj për shkak fillimit të përgatitjeve….

Publiée par FC Prishtina sur Mardi 4 août 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara