Prishtina rinovon kontratën e katër futbollistëve

15:12 | 16 Shtator 2020

FC Prishtina ka bërë hapin e madh duke rinovuar kontratën e katër futbollistëve.

Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Eglant Haxho dhe Alban Muqiqi janë emrat e lojtarëve të cilët kanë rinovuar kontratën, shkruan portali arbresh.info.

Dy të parët kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa Muqiqi dhe Haxho vetëm edhe për një edicion.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës pa ndërhyrje:

Katër futbollistë rinovojnë kontratat

Dy mesfushorët dhe dy portierët

Prishtinë, 16 shtator 2020 – FC Prishtina ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj.

Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015. Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.

Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.

Katër futbollistë rinovojnë kontratatDy mesfushorët dhe dy portierëtPrishtinë, 16 shtator 2020 – FC Prishtina ka…

Publiée par FC Prishtina sur Mercredi 16 septembre 2020

Muqiqi, në nëntor mbush 25 vite, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.

Haxho, në muajin nëntor mbush 32 vite, pjesë e Prishtinës është nga viti 2019 me që rast ka regjistruar 8 paraqitje zyrtare me skuadrën bardhekaltër”, ka shkruar Prishtina në Facebook.

Ndërkohë, kujtojmë se FC Prishtina sot (e mërkurë) ka prezantuar edhe trajnerin e ri Zekirija Ramadani, i cili më herët ka fituar titullin me dy skuadrat Trepça ’89 dhe Feronikeli./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara