Prishtina po e zhvillon në Pejë fazën përgatitore për Evropë

16:58 | 12 Qershor 2019

Tani e tre vite për përgatitjet për garat ndërkombëtare, Prishtina nuk e ka ndërruar Kosovën.

Pas një viti përgatitje në Gjakovë, në dy vitet e kaluara, sikurse edhe sivjet, Prishtina për fazën përgatitore në Evropë zhvendoset në Pejë, më saktësisht në hotelin me kushte ideale, “Onix Spa” të Banjës së Pejës.

“Skuadra sot ka udhëtuar për Banjë ku do të qëndroj për dhjetë ditë”.

“Klubi i është mirënjohës Komunës së Pejës e cila edhe njëherë i gjendet klubit nga kryeqendra duke i lëshuar fushën e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë”.

“Me skuadrën kanë udhëtuar vetëm futbollistët me kontrata që llogariten se do të vazhdojnë në kampionat për edicionin 2019/20”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara