Portugali – Francë, fakte rreth ndeshjes

20:37 | 10 Korrik 2016

Finalja ndërmjet Francës dhe Portugalisë në UEFA Kampionatin Evropian 2016 zhvillohet mbrëmjen e së dielës në stadiumin Stade de France.

Turneu madhështor i afrohet fundit sonte me ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Francës, e cila do të përpiqet të sigurojë trofeun para tifozëve të saj për të tretën herë. Portugalia do përpiqet të regjistrojë fitore që do i dhuronte atyre titullin e parë në ndonjë turne madhështor, shkruan portali arbresh.info.

  • Ky do të jetë takimi i katërt ndërmjet Portugalisë dhe Francës në një turne madhështor. Franca ka fituar tri takimet e fundit, të gjitha në gjysmëfinale: Euro 1984, Euro 2000, dhe në Kampionatin Botëror 2006.
  • Franca ka fituar 10 ndeshjet e fundit kundër Portugalisë. Portugalia ka shënuar vetëm një herë në katër takimet e fundit.
  • Portugalia ka luajtur më së shumti ndeshje në historinë e Kampionatit Evropian pa e fituar atë (34). Cristiano Ronaldo, i cili tani është në të njëjtin nivel me Michel Platini me nëntë gola të shënuara gjatë gjithë turneut, ka luajtur më shumë ndeshje në këtë kompeticion se çdo lojtar tjetër (20).
  • Portugalia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit garuese nën udhëheqjen e Fernando Santos, shkruan portali arbresh.info. Fitorja ndaj Uellsit në çerekfinale ishte e para nga këto fitore që është vendosur me më shumë se një gol.
  • Portugalia ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e tyre të fundit në fazat eliminuese në Kampionatin Evropian.
  • Franca është e pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në turne madhështor të luajtur si vendas, 16 i ka fituar dhe në dy ka barazuar, shkruan portali arbresh.info.
  • Franca ka mundësinë për të barazuar Gjermaninë dhe Spanjën si fituese për të tretën herë e Kampionatit Evropian. Asnjë kombëtare nuk ka fituar më shumë.
  • Didier Deschamps mund të bëhet personi i dytë për të fituar Kampionatin Evropian si një lojtar dhe si një trajner pas Berti Vogts të Gjermanisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara