Philippe Coutinho me supergol në Camp Nou

22:25 | 16 Prill 2019

Barcelona ka thelluar epërsinë në ndeshjen si nikoqir kundër Manchester United mbrëmjen e sotme (e martë).

Kampioni i Spanjës është duke udhëhequr tani me rezultat 3 me 0 në takimin kthyes në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Philippe Coutinho i ka shënuar një supergol “Djajve të Kuq” derisa po zhvillohej pjesa e dytë e ndeshjes mjaft të rëndësishme në Camp Nou.

Braziliani, i cili ka qenë duke u kritikuar shumë së fundmi për shkak të formës së tij, i është përgjigjur kritikëve në formë të shkëlqyer duke realizuar supergol nga distanca (61′).

Lionel Messi realizoi dy golat e para gjatë 20 minutave të ndeshjes./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin e Coutinhos)

Lajmet më të lexuara