Petr Cech vazhdon karrierën në një tjetër sport, nënshkruan me skuadrën e hokejit

09:53 | 10 Tetor 2019

Cech është kthyer nga pensionimi, për të nënshkruar me një skuadër të hokejit në akull.

37 vjeçari është duke provuar që të lë gjurmët e tij në një tjetër sport, vetëm pak muaj pasi njoftoi pensionimin nga futbolli.

Ish anëtari i Chelsea dhe Arsenal, ka nënshkruar me skuadrën e Guildford Phoenix, ku do të debutoj të premten (nesër), transmeton lajmi.net.

Cech ishte stërvitur me këtë skuadër gjatë muajit gusht, kur postonte fotografi në rrjetet sociale.

Ish anëtari i kombëtares së Çekisë u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar, kur vishte fanellën e Arsenal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara