Petr Cech i kthehet sportit, nënshkruan me një klub të hokejit mbi akull

06:27 | 10 Tetor 2019

Legjenda e portës, Petr Cech, ka kaluar në lojën mbi akull, duke u bërë portier në ekipin Guildford Phoenix në hokej.

Çeku, që ka qenë portier i Chelseat dhe Arsenalit, është fans i madh i këtij sporti, ka nisur të merret me hokej qysh pas pensionimit nga futbolli.

“Shpresoj të ndihmoj këtë ekip të ri të arrijë qëllimet e veta”, ka thënë 37-vjeçari.

“Pas 20 vjetësh në futbollin profesional, kjo do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për mua që të luaj në lojën që e doja teksa e shikoja dhe luaja si fëmijë”, deklaroi ai.

Cech u pensionua në muajin maj në futboll. Guildford Phoenix luan në ligën e dytë të hokejit mbi akull në Britani.

Aty do të jetë serish portier, por kësaj radhe si i treti.

Cech vendosi t’i jap fund aventurës së tij si portier në futboll verën e 2019-tes, pasi bëri 110 paraqitje zyrtare me Arsenalin, 330 paraqitje me Chelsean, 70 me Rennes, 27 me Sparta Pragen dhe 27 të tjera me Chmel Blsanyn. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara