“Përgatitja speciale” e David de Geas për Lionel Messin dhe Barçën

17:37 | 16 Prill 2019

Asistenti i portierëve në Manchester United, Emilio Alvarez ka zbuluar se David de Gea ka kryer një “përgatitje speciale” për ndeshjen kundër Lionel Messit dhe Barcelonës.

Reprezentuesi i Spanjës ishte mposhtur në pjesën e parë nga një autogol nga Luke Shaw dhe është para një tjetër sfide të madhe në Camp Nou mbrëmjen e sotme (e martë), transmeton portali arbresh.info.

“Do të ishte një gënjeshtër nëse nuk iu them se nuk ka pasur përgatitje speciale për këtë kundërshtar”, ka thënë Alvarez për Cadena Ser Radio.

“Kam punuar në Spanjë më parë si me Davidin ashtu edhe më portierët e tij dhe e vërteta është se ju duhet të shikoni më shumë në të dhënat dhe të mendoi për mënyra të tjera kur përballeni me kundërshtarë si Leo”

“Por, pa marrë parasysh se sa shumë përpjekje bëni ju, nganjëherë nuk ekziston ndonjë gjë që ju mund të bëni për shkak të nivelit të jashtëzakonshëm të talentit”

“Sigurisht se unë nuk do të zbuloj se çfarë detyra shtesë dhe përgatitje kemi bërë, por ne kemi qenë duke studiuar aspektet tjera të ndeshjes dhe si t’i qasemi kësaj”

“Sigurisht, Davidi është i motivuar edhe më shumë për shkak se luan me një skuadër spanjolle sepse luan kundër bashkëlojtarëve në kombëtare dhe po kthehet në shtëpi”

“Por, Davidi është shumë i fortë në aspektin mendor dhe është i ngazëllyer për lojën”, përfundoi Alvarez.

Takimi i sotëm mes dy gjigantëve zhvillohet në Camp Nou duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/