Përfundon takimi Barça – PSG në Paris

19:16 | 13 Gusht 2019

Takimi i zhvilluar në Paris mes delegacionit të FC Barcelonës dhe Leonardo De Araujo, drejtorit sportiv të PSG-së, me emrin e Neymar në tavolinë tashmë ka përfunduar.

Menaxheri i Barcelonës, Javier Bordas së bashku me sekretarin teknik, Eric Abidal dhe delegatin Andre Curry do të kthehen në Kataloni këtë pasdite pasi të dy skuadrat shfaqën qëndrimet e tyre dhe filluar bisedimet derisa merkato është hapur, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona ka insistuar se është e gatshme për të përfshirë në marrëveshje vetëm lojtarë për shkëmbim pa para, ndërkohë që PSG vazhdon në kërkojë lojtarë dhe të holla.

Coutinho dhe Semedo janë lojtarët e Barcelonës me më së shumti gjasa për të përfunduar në Parc des Princes ndërkohë që Leonardo besohet të jetë i gatshëm për të mbyllur marrëveshje në këtë mënyrë.

Megjithatë, pozitat e tyre qëndrojnë ende jo në përputhje dhe derisa negociatat janë të hapura, takime më të shpeshta mes Leonardos dhe Abidalit e Curyt mund të ndodhin, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, një takim fytyrë me fytyrë besohet se do të ndodhë edhe mes presidentëve Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al Khelaifi në eventin ECA që do të zhvillohet në Liverpool të premten në lidhje me riformimin e Ligës së Kampionëve nga sezoni 2024.

Do të shohim tutje nëse takimi mes dy liderëve mund të sjellë deri te një pozitë në lidhje me të ardhmen e Neymar, por pas takimit të sotëm rikthimi i tij duket ende shumë i vështirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara