Përfundon sezoni për sulmuesin e njohur

18:33 | 16 Prill 2018

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi dhe Borussia Dortmund kanë marrë një lajm të keq.

Për sulmuesin belg ka marrë fund ky sezon, pas dëmtimit të pësuar në derbin që Dortmund e humbi në udhëtim te Schalke.

Gjiganti gjerman këtë lajm e ka bërë të ditur, pas pranimit të lajmit nga stafi mjekësor i klubit.

Ky lëndim mund t’i kushtojë edhe me humbjen e Kupës së Botës nga sulmuesi belg.

Ai është i huazuar nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ai deri më tani ka shënuar 10 gola. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale