Përfundon pjesa e parë: Franca 2-0 Shqipëria

21:43 | 7 Shtator 2019

Franca ka përfunduar pjesën e parë me një epërsi prej dy golash kundër Shqipërisë.

Nikoqirët e ndeshjes në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020 kundër Shqipërisë arritën të shënojnë dy gola në portën e Thomas Strakoshas, shkruan portali arbresh.info.

Kingsley Coman zhbllokoi rezultatin duke shënuar me lehtësi për 1 me 0 pas një super asistimit nga Raphael Varane, ndërsa goli tjetër i shënua nga Olivier Giroud.

Franca kishte shans për të  shënuar edhe golin e tretë, por Antoine Griezmann u tregua i pasaktë nga goditja nga pika e bardhë në minutën e 37′ duke goditur vetëm transverzalen.

Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të Grupit H.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara