Përfundojnë shpresat e Arsenalit, Brendan Rodgers rinovon kontratën me Leicesterin

15:00 | 6 Dhjetor 2019

Leicester City ka njoftuar se Brendan Rodgers ka nënshkruar kontratë të re prej pesë vjet e gjysmë me klubin nga King Power Stadium.

Kontrata e re u jep fund edhe spekulimeve që e lidhnin irlandezin me postin e trajnerit të Arsenalit.

46-vjeçari më parë ishte i lidhur me Leicesterin deri në vitin 2022, mirëpo paraqitjet mbresëlënëse të skuadrës në këtë edicion e kanë bindur klubin që t’ia vazhdojë dhe përmirësojë kontratën.

Sipas The Transfer Window, Rodgers tash do të përfitojë dyfishin e pagës së deritanishme, gjegjësisht 10 milionë funte (12 milionë euro) për sezon.

Ai mori drejtimin e ‘Foxes’ në shkurt të këtij viti duke u larguar nga Celticu, ndërsa e përmirësoi dukshëm skuadrën për një periudhë shumë të shkurtër. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara