Pedulla: Juventusi është ekipi ideal për të, Tonali tek Interi do të dështojë

23:21 | 20 Qershor 2020

Ende vazhdojnë spekukimet e merkatos mbi të ardhmen e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali. Italiani shkëlqeu këtë sezon në Seria A, ku menjëherë ra në radarin e klubeve të mëdha. Ka disa kohë që flitet për një interesim të Interit dhe Juventusit, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Pikërisht për këtë gjë ka folur dhe eksperti i merkatos dhe gazetari italian, Alfredo Pedulla. “Nëse Interi e mbyll marëveshjen më shpejt, atëherë Tonali do të transferohet në Milano. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë do të varet nga dinamika e merkatos. Për mendimin tim, ai është më i rëndësishëm për Juventusin se sa për Interin”, deklaron Pedulla për “Sportitalia Mercato”.

”Është absurde të thuhet se ai bën vetëm për Interin. Duket hapur se zikaltrit e kërkojnë Tonalin, por në ekipin e Interit ai nuk do të kishte hapësirat që është mësuar. Një kalim tek Juvja do ti bënte mirë atij, por gjithçka varet se kush arrin marëveshjen i pari”, mbyll eksperti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara