Patrick Vieira pranon ambiciet për drejtimin e Arsenalit

12:13 | 13 Nëntor 2019

Trajneri i Nices, Patrick Vieira ka pranuar se dëshiron të punoj në Premierë Ligë.

Ish kapiteni i Arsenalit thotë se ka ambicie për rikthim në menaxhim në Angli, transmeton portali arbresh.info.

“Është një ëndërr për të udhëhequr një skuadër në Premierë Ligë”, ka thënë fillimisht Vieira.

“Ne gjithmonë dëshirojmë të drejtojmë një nga skuadrat të cilat kemi luajtur. Por, ju e dini, unë jam i fokusuar me të vërtetë me Nicen, se si t’i përmirësojmë gjërat, të luajmë më mirë në ligë”

“Qëllimi im i vetëm tani është të përpiqemi të nxjerrim më të mirën nga lojtarët, të përmirësojmë kualitetin e lojës. Kjo është gjëja e vetme që mund ta kontrolloj. Çfarë do të ndodhë nesër? Unë nuk e kam idenë”, përfundon Vieira./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara