Pasimi me thembër i Manajt, bëhet hit në internet

09:42 | 12 Shtator 2019
Pasimi i mrekullueshëm i Rey Manajt me thembër që solli golin e parë në karrierë me kombëtaren shqiptare të Elseid Hysajt përfundon në sytë e të gjithë botës.
Faqja zyrtare e Euro 2020 në Facebook ka publikuar lëvizjen mjeshtërore të sulmuesit të Albacetes që bëri të lumtur të gjithë tifozët kuqezi por mbi të gjitha Elseid Hysaj që realizoi një gol të paharrueshëm për të.
Pasimi fantastik i Rey Manajt është cilësuar si lëvizja më e bukur e ditë nga UEFA që ka postuar videon e cila ka bërë xhiron e botës.Pas Keidi Bares që u bë protagonist në faqen e Euro 2020 me ato triblime fantastike ndaj Francës në qëndër të vëmendjes ka përfunduar një tjetër djalosh i ri i kombëtares shqiptare pikërisht Rey Manaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara