Pasimi i klasit botëror nga mjeshtri Granit Xhaka

21:44 | 30 Nëntor 2017

Granit Xhaka siç duket është duke shijuar periudhën më të mirë deri tani te Arsenali.

Pavarësisht kritikave të shumta, mesfushori shqiptar duket se është përshtatur mirë tek “Topçinjtë”, gjë të cilën e ka shfaqur në paraqitjen e fundit për gjigantin nga Londra Veriore, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Arsyeja e vërtetë pse Neymar e lejoi Cavanin ta ekzekutojë penalltinë në ndeshjen PSG – Troyes

Xhaka bëri gjithsej 114 pasime të sakta në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Huddersfieldit dhe tablodi anglez ‘DailyMail’ e ka vlerësuar futbollistin nga Prishtina si mjeshtër të pasimeve.

25-vjeçari kontribou në fitoren e thellë 5 me 0 të xhiros së 14-të në Premierë Ligë, ku Alexandre Lacazette, Olivier Giroud, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil realizuan të gjithë në Emirates për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger.

Por, kur po zhvillohej minuta e 86′ e ndeshjes, Xhaka bëri një pasim të klasit botëror që u finalizua me gol nga superylli Mesut Ozi, i cili asistoi dy herë në këtë ndeshje.

Lexo edhe: DailyMail: Granit Xhaka mjeshtër i pasimeve

Ngjashëm si legjenda Ronaldinho, superylli Cristiano Ronaldo apo bashkëlojtari i tij në Arsenal, Alexis Sanchez, reprezentuesi shqiptar i Zvicrës pasoi topin Mesut Ozil që pas disa kombinimeve tjera të bukura realizoi gol.

Shikoni këtë moment duke filluar nga minuta 4:00./arbresh.info/

Pasime të ngjashme nga yjet botëror:

Shpërndaje në rrjete sociale