Pas WWE, Tyson Fury synon të futet edhe në UFC

22:23 | 4 Nëntor 2019

Tyson Fury ka paralajmëruar se mund të futet në UFC në javët e ardhshme.

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda ditë më parë ka debutuar në WWE, derisa ka mposhtur për tetë minuta Braun Strowmanin në Arabinë Saudite.

Britaniku tani ka insistuar se është i gatshëm që të largohet nga boksi dhe të futet në MMA

“McGregor po rikthehet. Unë dua po ashtu të futem në botën e MMA. Tani për tani është vetëm një bisedë”, ka thënë ai në një intervistë për Ifl TV.

“Jam duke lundëruar në të gjithë ujërat tani, si në atë të WWE. Nuk e di në se e keni vërejtur, por tani jam në WWE, libri im, autobiografia ime, dokumentari im. Kënga me Robbie Williamsin, rimeçi ndaj Deontay Wilderit”.

“Dua të kem një luftë me çdokënd që të dëshirojë. Dëgjoni, nuk jam i frikësuar nga askush. Kush është kampioni në UFC? Stipe Miocic, a po?”.

“Ai e ka mposhtur Danel Cormierin në një rimeç, gjuajtje të mirë dhe e rrëzoi. Do të luftoja me të pa u trembur fare, pa problem”.

“Ose me Francis Ngannou. Me të gjithë kampionat e peshave të rënda që i kanë. Nuk jam i frikësuar nga asnjëri prej tyre. Unë jam Gypsy King. Jam boksier, por mund t’i dal shumë mirë në të gjitha sportet”, ka shtuar më tej Fury.

Duket se britaniku dëshiron të futet në të gjitha sportet që lidhen me boksin dhe të shkruajë histori si një sportist që i ka provuar të gjitha luftimet. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara