Pas Kumbulla-s, Roma synon transferimin e yllit të Juventus-it

08:09 | 16 Shtator 2020

Roma synon të bëjë disa transferime në mënyrë që të përforcojë skuadrën gjatë këtij afati veror dhe të garojë për një vend në top katër në edicionin e ardhshëm.

Gjiganti italian arriti t’i mposhtë në garë Lazio-n dhe Inter-in duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Hellas Verona-s, Marash Kumbulla, kurse së shpejti pritet të kompletohet marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Roma nuk e ka plan të ndalet, derisa është në bisedime për të transferuar Mattia de Sciglio nga Juventus-i.

Marrëveshja mes dy klubeve italiane është arritur, kurse ka mbetur vetëm që lojtari të pranojë kushtet personale.

Nga ana tjetër, Juventus-i është duke provuar transferimin e Edin Dzeko-s, transferimi i të cilit është bërë prioritet për “Bianconerët”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara