Pas humbjes që i kushtoi me titull, Mirel Josa merr vendimin e papritur

19:55 | 19 Maj 2019

Mirel Josa ka marrë vendim të papritur pasi Prishtina e humbi ndeshjen për titull me Feronikelin.

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, Feronikeli u shpall kampion i Kosovës në futboll, falë fitores 1:0 me golin e Yll Hoxhës, raporton Insporti

Kjo është hera e dytë radhazi që Prishtina e Josës dështon ta fitojë titullin në ndeshjen finale të sezonit, pasi ngjashëm i kishte ndodhur edhe vitin e kaluar.

Në ndeshjen ‘finale’ të edicionit të kaluar, Prishtina kishte barazuar pa gola me Dritën, dhe titulli i kampionit shkoi te gjilanasit.

Në atë ndeshje Prishtinës i ishte nevojitur fitorja me dy gola epërsi, kurse sot vetëm fitorja do t’i konvenonte ekipit të Josës, derisa ‘Nikli’ sot do ta kishte fituar titullin edhe me një barazim.

Pas ndeshjes në ‘Rexhep Rexhepi’, trajneri i Prishtinës Mirel Josa është “zhdukur”, duke mos pranuar të flasë për mediat.

Gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku, ka njoftuar se Josa nuk pranoi që të prononcohej për mediat pas ndeshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara