Pas 14 vjetësh pritjeje, Djurgarden rikthehet kampion i Suedisë

14:41 | 3 Nëntor 2019

Pas 14 vjetësh pritjeje, Djurgarden rikthehet kampion i Suedisë në javën e fundit të kampionatit në një ndeshje dramatike dhe rivalitet të jashtëzakonshëm.

Ekipi i drejtuar nga Kim Bergstrand u shpall kampion me vetëm 1 pikë më shumë se ndjekësit e Malmos dhe Hammarby teksa në ndeshjen e fundit barazoi me vështirësi 2-2 me përmbysje për të arritur te titulli.

Prej kohësh nuk shihej një kampionat kaq i rivalizuar për titull në Suedi me 3 skuadra në garë deri në javën e fundit ndërsa Djurgarden shkruan emrin për here të 11 si ekipi kampion i Suedisë.


 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara