Paris Saint Germaini thyen rekordin 58 vjeçar evropian

23:46 | 2 Nëntor 2018

Paris Saint Germaini ka thyer rekordin 58-vjeçar evropian të Tottenham Hotspurit për më së shumti fitore radhazi në fillim të sezonit të ri në kampionat.

Sonte (e premte), kampioni francez mposhti Lillen me rezultat 2 me 1 duke shkruar historinë me regjistrimin e fitores së 12-të nga 12 ndeshje këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Rekordi i kaluar ishte arritur nga “Spursët” gjatë sezonit 1960/61 kur ishin nën menaxhimin e trajnerit legjendar Bill Nicholson.

Rekord: 12 fitore radhazi nga PSG

Dominimi i Paris Saint Germain në Liga 1 vazhdoi edhe sonte pasi ata kaluan në krye të tabelës me 11 pikë të pastra.

Gjiganti francez mposhti në kryeqytetin francez këtë mbrëmje Lillen e vendosur në pozitën e dytë në tabelë.

Kylian Mbappe dhe Neymar ishin dy lojtarët që realizuan në këtë ndeshje.

Fitorja është e 12’ta këtë sezon pasi numrit të njëjtë të ndeshjeve të zhvilluara.

Fitorja historike do të thotë se ata kanë kaluar rekordin e Tottenhamit për më së shumti fitore rresht në fillim të sezonit në kampionatin më të madh vendor, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë të njëjtit sezon, skuadra e “Spursve” fitoi edhe titullin së bashku me Kupën FA.

Klubi nga veriu i Londrës mposhti Evertonin, dy herë Blackpoolin, Blackburgn Rovers, Manchester United, Bolton Wanderers dy herë, Arsenalin, Leicester Cityn, Aston Villan dhe Wolverhampton Wanderers.

Fitoreve të tyre rresht i erdhi fundi nga Manchester City, kundër të cilit barazuan me rezultat 1 me 1.

Paris Saint Germain tani duket qartë se është rrugës për të fituar një tjetër titull në ligë dhe tashmë ata kanë arritur në distancë mjaftë të madhe.

Goli i tetë i Kylian Mbappes në Liga 1 këtë sezon

Sensacioni adoleshent ka vazhduar me formën e mirë këtë sezon duke shënuar golin e tij të tetë këtë sezon në ligë.

Mbappe është lidhur në formë të mrekullueshme me Neymarin, i cili pasoi topin përtej mbrojtësit Mike Maignan të Lilles duke i mundësuar Mbappes të gjej portën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara