Paralajmëron Granit Xhaka: Napoli do na sulmojë

10:03 | 17 Prill 2019

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se ata duhet të qëndrojnë të qetë në ndeshjen në Napoli në kuadër të Evropa Ligës.

Arsenali është me dy gola në avantazh nga takimi i parë i zhvilluar si nikoqir në Londër, por ata janë nisur për në stadiumin San Paolo duke ditur se italianët janë në gjendje për rikthim, transmeton portali arbresh.info.

“Ata do na sulmojnë. Ne ishim një rezultat të mirë në shtëpi, ne duhet të qëndrojmë kompakt në mbrojtje, të balancuar mirë dhe nëse ne shënojmë një gol si mysafirë mendoj se ndeshja është e përfunduar, por ata janë të fortë mjaftueshëm për të na mposhtur nëse ne nuk jemi të gatshëm”, ka thënë Xhaka.

“Nuk do të jetë lehtë në Napoli, ashtu siç mund ta keni parë me Liverpoolin këtu ose Paris”

“Napoli ka një skuadër të mirë, veçanërisht me tifozët e tyre, por 2 me 0 është një rezultat i mirë dhe shpresojë që mund të arrijmë në gjysmëfinale”

Takimi mes dy skuadrave luhet në San Paolo mbrëmjen e së enjtes duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara