Paqe në “Camp Nou” mes Barcelonës e Atletico-s, Real-i shumë afër titullit

23:58 | 30 Qershor 2020

Barcelona ka barazuar me Atletico Madrid-in, ndeshje e cila u zhvillua në “Camp Nou” dhe përfundojë me rezultat 2 – 2.

Derbi ishte mjaftë interesant, derisa Barcelona e dominojë ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.

Në minutën e 11-të Diego Costa shënoi autogol, duke i dërguar vendasit në epërsi, kurse pas tetë minutave Saul barazojë shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, pas një faulli në Nelson Semedo-n, ishte Leo Messi që shënojë golin e 700-të në karrierë dhe ktheu epërsinë e vendasve, mirëpo ishte përsëri Saul Niguez që nga pika e bardhë barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Barcelona tashmë e ka shumë të vështirë të fitojë titullin, ngase nëse fiton nesër Real-i, atëherë do jetë mbrapa katër pikë.

Momentalisht “Galaktikët” janë lider me 71 pikë, një me shumë se Barcelona, kurse Atletico renditët në pozitën e tretë me 59 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara