Panucci la konferencën, Hafizi: “Më mirë të mos kthehet më”

18:25 | 3 Qershor 2018

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me formën e dobët, pasi është mposhtur edhe nga Ukraina, në miqësoren e zhvilluar sot.

Ukraina fitoi me rezultat 4 me 1.

Kjo humbje e thellë dhe një paraqitje e dobët nga futbollistët ka ngjalluar shumë reagime, po ashtu edhe ikja nga intervista e trajnerit, Christian Panucci, pas përfundimit të ndeshjes.

Ajo ikje nuk i ka pëlqyer aspak ish trajnerit shqiptar, Astrit Hafizi, i cili është shfaqur tejet i nerovzuar.

“Mënyra se si iku Panucci nga konferenca live nuk ishte normale”, tha Hafizi në Super Sport.

“Nëse ai vendos të ikë kështu, është më mirë të mos kthehet më. e kuptoj që të marrësh Kombëtaren pas suksesit të De Biazit nuk është gjë e lehtë, por ose duhet të marrë përgjegjësitë ose të ikë fare”.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, gjatë kohës kur po jepte intervistë për Super Sport, u vërshëllye shumë nga tifozët e zhgënjyer pas humbjes 4-1 nga Ukraina, pak ditë pasi u mposht 3-0 edhe nga Kosova.

Kjo e shtyri italianin që të ndërpresë konferencën, për çka edhe tani është duke u kritikuar në Shqipëri. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara